Agjencia Zhurnal.mk.

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Shkup, 28 korrik – Enti Shtetëror për Statistikë shpalli Konkurs për angazhimin e regjistruesve rajonal dhe instruktorëve të cilët do ta zbatojnë regjistrimin në terren në të gjithë territorin e shtetit, i cili do të jetë i hapur deri më 5 gusht.

Nga Enti Shtetëror për Statistikë informojnë se në mënyrë intensive përgatiten për Regjistrimin e popullatës, amvisëritë dhe banesat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të zbatohet nga data 5 deri më 30 shtator të këtij viti.

“Ky operacion statistikor paraqet mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë të papunësuarit të bëhen pjesë e ekipit të madh i cili do ta zbatojë operacionin më masiv në shtet i cili është nga vlera e paçmuar për secilin nga ne. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë atyre që i plotësojnë kushtet, të paraqiten në konkursin dhe ta japin kontributin e tyre në këtë operacion statistikor të shumëpritur”, potencojnë nga ESHS.

Paraqitja në konkurs bëhet në mënyrë elektronike përmes aplikacionit të arritshëm në www.stat.gov.mk dhe https://popis2021.stat.gov.mk dhe zgjat deri më 5 gusht.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy