Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Deri më tani Gjermania ka vaksinuar 7.1 milionë persona

Vaksina ‘Astrazeneca’, edhe për të rinjtë në Gjermani.

Në një deklaratë për mediat gjermane, ministri i Shëndetësisë nga Gjermania, Jens Spahn, e lejon vaksinën e Astrazenecës në gjithë Gjermaninë për të gjithë të rriturit. Kjo vlen që tani e tutje. Deri tani, megjithatë, vaksina ka qenë pak e kërkuar, përcjell albinfo.ch.

Ai tha se ata që dëshirojnë të vaksinohen, duhet të kenë mundësi të vaksinohen kundër Coronas në të ardhmen, pavarësisht nga lista ende aktuale e përparësisë – po të zgjedhin si vaksinë AstraZenecan.

Po ashtu, Spahn e pati bërë propozimin përkatës të enjten në diskutimet me ministrave e federatës dhe të landeve. Kjo do të mundësonte që nga mbrojtja e plotë e vaksinimit të përfitojnë më shpejt më shumë njerëz.

Vlen të theksohet se aktualisht në Gjermani janë vaksinuar 7.1 milionë ose 8.6 për qind e qytetarëve gjermanë. Pothuajse një në tre vetë ka bërë të paktën 1 vaksinë: 30.6 për qind. Në verë, një ofertë vaksinimi pritet të marrin edhe 12 deri në 15 vjeçarët.

Vaksinimet mund të bëhen nga mjekët e familjes

Vaksinimet duhet të bëhen nga mjekët e familjes në landet federale. Ata që dëshirojnë të vaksinohen, mund të kontaktojnë mjekët e familjes për t’u vendosur në listën e pritjes për AstraZenecan. Sidoqoftë, sasia e Astrazenecas është e kufizuar në disa lande federale.

Nga ana tjetër, në landin e Rinit Verior-Vestfalisë (NRW), të rinjtë mund të vaksinohen që tani kundër koronavirusit me Astrazeneca nga mjekët e familjes. Kjo u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. E njëjta gjë vlen edhe për Bavarinë, Saksoninë, Berlinin dhe Hessenin. Mecklenburg-Pomerania Perëndimore gjithashtu prej disa ditësh ua vaksinon vaksinën e mbetur Astrazeneca personave më të rinj se 60 vjeç.

Sipas informacionit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë (BMG), në maj do t’u dorëzohen mjekëve të familjes rreth 2.8 milionë doza Astrazeneca.

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...