Shkup, 14 prill – Gjithsej 84 milionë euro nga kredia hungareze janë transferuar në Bankën për zhvillim të Maqedonisë, ndërsa interesimi i kompanive është shumë më i madh se sa pritej, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrioska Koçovska.
Siç deklaroi sot, mjete kërkohen nga të gjithë sektorët.
“Interesimi i kompanive është i madh, presim që të shpenzohen 250 milionë eurot e planifikuara, theksoi Dimitrioska Koçovska duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas shënimit të Ditës së Doganës.