Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

nga Xh M

Shkup, 13 prill – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e herë pas here përgjatë Vardarit dhe në vendet lindore erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 30 gradë Celsius.

Në Shkup me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Deri në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Të martën gjatë natës dhe veçanërisht të mërkurën nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme do të ketë reshje shiu që lokalisht do të jenë të dendura në formë stuhie të përcjella me bubullima dhe erë të fortë. Temperaturat nga e mërkure do të bien.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More