Deri në fund të ditës me diell dhe ngrohtë, të enjten dhe të premten shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

nga D V

Shkup, 6 gusht – Moti deri në fund të ditës do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët verilindore të vendit vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e herëpashershme nga drejtimi verior (mbi 50 km/orë) informojnë nga DPHM-ja.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 30 deri 37 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë deri 35 gradë.

Sinoptikanët për të enjten dhe të premten paralajmërojnë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot me diell, por do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura do të jetë në rritje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More