Deri në fund të ditës pritet të arrijnë helikopterë dhe ekipe nga disa vende për ballafaqim me zjarre

nga Xh M

Shkup, 1 gusht – Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojanço Angellov kumtoi se ka arritur ndihma ndërkombëtare, e siguruar përmes mekanizmit të BE-së të mbrojtjes civile.

“Kanë arritur një helikopter nga Serbia dhe një helikopter nga Çekia”, thotë Angellov.

Ai shtoi se gjatë ditës së sotme pritet të arrijë ndihmë edhe prej disa vendeve – një helikopter nga Sllovenia, dy “er traktorë” nga Suedia, dy “er traktorë” nga Gjermania, si dhe një ekip nga Hungaria, i përbërë nga 46 persona me 13 automjete, mes të cilave edhe automjete speciale zjarrfikëse për terren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More