Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

Shkup, 25 korrik – Vazhdojnë kolonat e gjata në pikën kufitare tokësore Serbi – Maqedoni e Veriut.Këto janë veturat e bashkatdhetarëve që po presin të kalojnë kufirin Preshevës e të kthehen në shtëpitë e tyre.

 

“Frekuencë e madhe në pikën kufitare Tabanoc, qytetarët ankohen për pritje të gjata, për hyrje nga Serbia në Maqedoninë e Veriut”.

Për kolonat e stërgjatura u ankuan shumë qytetarë përpara kamerës së TV21, duke deklaruar se kanë pritur deri në tre orë.

“Më shumë se dy orë, tre orë. A janë të mundimshme këto pritje për juve gurbetçarët?  Po si nuk janë të mundimshme, 18 orë kemi bërë deri këtu, jo 18 por 24 se e harrova , kemi prit në Gjermani, në Austri në Serbi edhe këtu tre orë, kjo është e tepërt, por nuk kemi çfarë të bëjmë”.

“Në Tabanoc një orë. Shumë rënd me fëmijë të vegjël.Prej ku vini? Prej Zvicre”.

“Një orë kështu diçka. A ju duket gjatë? Po është shumë, kur merr sidomos rrugë të largët”.

“Më tregoni a keni pritur në kufi? Po një dy orë”.

Mirëpo pritje e tollovi nuk u panë në kufirin e Maqedonisë.

“Kemi pritur goxha gjatë. Është e pranueshme, marrë parasysh se është periudha e paradites. Mirë është”.

“Sa keni pritur? Rreth një orë. Me thënë të drejtën në pjesën e Maqedonisë shkon shpejtë, por atje është më ngadalë. Po në dalje të Serbisë është më gjatë, këtu është super”.

Përndryshe prej dje në mesditë e deri sot në pikën kufitare Tabanoc kanë kaluar rreth 35 mijë automjete,  bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Prej tyre rreth 24 mijë me targa të huaja. Kolona të tilla ka patur gjatë tërë fundjavës poashtu edhe në vendkalimin kufitar Bogorodica dhe Bllacë.

Related posts

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Debat publik për korrupsionin në jurisprudencë

Z H

Promovim i fushatës për përballje me punë të paparaqitur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com