Maqedoni TOP LAJM

Deri në vitin 2024 mbi 50% e energjisë nga burime të rinovueshme

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Qeveria e re planifikon të ndryshojë thelbësisht profilin energjetik të vendit me qëllim që ta përgatisë atë për sfidat e ardhshme për vitet që vijojnë dhe për këtë qëllim dëshiron që sektori energjetik të jetë i qëndrueshëm dhe i larmishëm, me energji të lirë dhe burime stabile në ofertë, ndërsa prodhimi vendor të rritet ndjeshëm.

Në Programin e saj, parashikon që deri në vitin 2024, mbi 50 për qind e energjisë së përgjithshme elektrike të instaluar në vend do të jetë nga burimet e rinovueshme të energjisë, gjë që do të zvogëlojë emetimet e gazrave të dëmshëm nga burimet e energjisë me më shumë se 20 për qind.

Në Program është parashikuar që në gjashtë muajt e parë të mandatit të ri të shpallet tender për modernizimin dhe transformimin e TEC Negotinë, në një impiant që do të përdorë gaz natyror dhe do të ofrojë mundësi për rritje të prodhimit bujqësor, dhe pritet që përfundimisht të fillojë ndërtimin e HEC Çebren përmes një partneriteti publik-privat. Qeveria paralajmëron se do të inkurajojë risi në teknologjinë fotovoltaike dhe pret që me termocentralet e reja fotovoltaike me kapacitet të instaluar prej 400 megavatëve, nga të cilat 100 megavat planifikohen të jenë në TEC Osllomej, të prodhojnë rreth 560 gigavat orë energji elektrike ose rreth 10 për qind të prodhimit të përgjithshëm vendor. Planifikon në katër vitet e ardhshme të ndërtohen termocentrale me erë me kapacitet shtesë prej 160 megavatëve dhe 30 megavat të rinj të termocentraleve të biogazit, të cilat do t’u ofrohen investitorëve që do të hapin kombinate blegtorale ose do të organizohen në kooperativa.

Është planifikuar edhe revitalizimi dhe modernizimi i të tre blloqeve në REK Manastir, me reduktimin e pluhurit dhe desulfurizimin, revitalizimi dhe modernizimi i Bllokut 1 për të zvogëluar emetimet e oksidit të azotit dhe për të hapur mundësinë për përdorimin e llojeve të ndryshme të karburantit, modernizimin dhe rehabilitimin e kullave ftohëse në REK Manastir, me qëllim të rritjes së efikasitetit të tyre dhe zëvendësimit të materialeve të çimentos të azbestit me materiale të pranueshme ekologjike, furnizim i makinerive ndihmëse për minierat në REK Manastir dhe pajisjet për sistemin e shfrytëzimit të pandërprerë, përgatitjet për hapjen e minierës Zhivojno, si dhe revitalizimin e hidrocentraleve të mëdha ekzistuese.

Njëherit, Qeveria planifikon të rindërtojë plotësisht rrjetin transmetues të energjisë së dhe të ndërtojë largpërçues të rinj, duke e bërë kështu MEPSO-n qendër rajonale transmetuese elektroenergjetike. Planifikohet të përfundohet ndërtimi i linjës së transmetimit të 400 kilovoltëve të ndërlidhjes Manastir – Elbasan dhe stacionit transformator 400 kilovoltësh në Ohër, një largpçues i ri 400 kilovoltësh transmetues, që do të ndërtohet në termocentralin e ardhshëm Çebren së bashku me stacionin transformatorë 400 kilovoltësh pranë termocentralit, si dhe forcimin e rrjetit elektrik në të shtetin me largpërçues të rinj dhe stacione transformatorësh, në mënyrë që të mundësojë investime të reja në termocentralet fotovoltaike dhe me erë në të gjithë vendin.

Planifikohet edhe përfundim i plotë i gazsjellëseve magjistrale dhe zhvillim i shpejtë i rrjeteve të shpërndarjes për amvisëri, objekte administrative, komerciale dhe industriale. Sipas paralajmërimeve të Qeverisë, do të financohet ndërtimi i gazsjellësit magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar me vazhdim të mëtejmë deri në Kërçovë. Në konsultime me BNJVL-në do të zgjidhet modeli më adekuat për ndërtimin e rrjeteve të shpërndarjes të gazit natyror.

Në Programin e Qeverisë paralajmërohet edhe transformimi shtetëror energjetik me të cilin secili qytetar do të ketë mundësi të jetë prodhues energjetik dhe shfrytëzues i energjisë së pastër ekologjike dje më të lirë. Për këtë qëllim parashikohen projekte të veçanta, inovative dhe me efekt të lartë për kolektorë diellorë termal me të cilin do të përfshihen rreth 100.000 amvisëri në periudhën prej katër viteve.

Qeveria premton se do të vendos çmim të njëjtë për energjinë e ngrohjes dhe fuqi të angazhuar në Shkup për të gjithë konsumatorët sipas kategorive të përfshira në rrjetin e ngrohjes, pavarësisht në cilën komunë dhe lagje jetojnë ose e realizojnë veprimtarinë e tyre. Përmes SHA ESM planifikon të ndërtojë sistem të ngrohjes për Manastir, Mogillë dhe Novaci, si dhe ta zgjerojë furnizimin me energji të ngrohjes në lagjet Çair, Butel, Shkup Veri, Maxhari 2 dhe Lisiçe me rrjet të zgjeruar të ngrohjes.

Paralajmërohet edhe stimulim i amvisërive individuale dhe ndërtesa për banim kolektiv, si dhe objektet publike të investojnë në pajisje kogjenerative për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes.

Përmes SHA ESM në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2004 është planifikuar ndërtim i stacionit të ri kogjenerativ prej 50 megavatëve brenda objektit aktual Energjetika në Hekuranë, me çka do të mundësohet prodhimtari shtesë e energjisë elektrike dhe do të kënaqen nevojat për energji të ngrohjes në mënyrë më të lirë. Në kuadër të deponive rajonale, megjithatë, paralajmërohet nxitje e ndërtimit të stacioneve për selektimin e mbeturinave komunale dhe shfrytëzim të mbeturinave për prodhimin e energjisë elektrike me çmim preferencial dhe me blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.

Postime të ngjashme

Mickoski: Janë momente në të cilën vendoset e ardhmja e fëmijëve dhe nipërve tanë

XH,I

Ndotja e ajrit merr hov, djegia e deponive nuk ndalon

admin

Filloi me punë baza ballkanike e të dhënave me informata për 4.000 sëmundje të rralla

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...