Agjencia Zhurnal.mk.

Deri tani 185.450 të diagnostifikuar me kovid

Shkup, 16 shtator – Mbetet e rrezikshme gjendja me Kovid-19 në vend. Dje ishin regjistruar 557 raste të reja, ndërsa sërish  më së shumti raste aktive ka në kryeqytet. Aktive janë 12.984 raste. Për shkak të numrit të madh të të sëmurëve, Zvicra, Belgjika dhe Austria kanë rregulla të reja për Kovid-19 për udhëtarët të cilët hyjnë në vendet e tyre.

Siç informoi dje Ministria e Punëve të Jashtme, qytetarët tanë munden lirshëm të udhëtojnë në Zvicër, por vetëm me vërtetim për dy doza të pranuara nga vaksina  dhe formular onlajn të plotësuar.

Për ata të cilët udhëtojnë në Belgjikë dhe Austri e obligueshme është karantina, përveç nëse dorëzohet dëshmi për vaksinim të tërësishëm të kryer ose  për kalim të sëmundjes.

“Për në Zvicër më nuk është në fuqi ndalesa për hyrje të shtetasve nga vendet e treta, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të qëndrimit turistik ose ç’farëdo lloj qëndrimi tjetër, por vetëm me vërtetim/ certifikatë për 2 doza të pranuara të vaksinës. Kushti për posedim të testit negativ (PCR ose Antigjen),  më nuk pranohet si bazë për hyrje për këtë kategori të personave”, kumtuan nga MPJ.

Qeveria belge sërish, vendosë karantinë për udhëtarët e pavaksinuar të cilët në Belgjikë do të hyjnë nga “zonat e kuqe”, mes të cilave është edhe Maqedonia e Veriut.

Vendimi vjen për shkak të numrit të rritur të rasteve me Kovid-19, pacientëve në rajon në kryeqytet dhe më gjërë në Belgjikë.

Gjatë hyrjes në Austri, duhet të sigurohet  njëra nga dëshmitë në vijim – dëshmi për vaksinim ose dëshmi për KOVID-19 të kaluar, që paraqet mënyrë të vetme të shmanget karantina prej 10 ditëve, që mund të ndërpritet pas 5 ditëve  me rezultat të ri negativ të PCR testit.

Numri i të saposëmurëve  në shtet në nivel ditor sërish është treshifror.

Dje ishin regjistruar 557 raste të reja të të sëmurëve me Kovid-19, nga 3.885 testimet e bëra. Janë shëruar 572 pacientë, ndërsa vdiqën 28 persona. Nga rastet e reja, më së shumti janë në Shkup – 268, pastaj në Kumanovë 39 dhe në Veles 29.

Numri i të saposëmurë javën e fundit zvogëlohet në Kërçovë. Atje rritet numri i të shëruarve dhe gjendja  është shumë më e volitshme krahasuar me katër-pesë javët paraprake, konfirmoi dje Stanko Tërpeski drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 185.450 i pacientëve të shëruar është 166.099, ndërsa i të vdekurve 6.367. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy