Agjencia Zhurnal.mk

Deri tani 2150 aplikime për subvencione për klima inverter, ka edhe për rreth 3000 qytetarë

Shkup, 5 gusht – Zhurnal.mk – Nga fillimi i thirjes publike për subvencione për inverterë, janë dorëzuar 2150 aplikime, ndërsa ngelin mjete për edhe rreth 3000 të tilla, informon Zhurnal.

Nga Qyteti i Shkupit i rikujtojnë qytetarët nga komunat e Shkupit se ende vazhdon thirrja publike për ndarje të subvencioneve për klima inverterë për ngrohje të amvisërive. Banorët e Shkupit mund të aplikojnë online.

Kjo shpallje i përfshinë të gjithë ata që kanë blerë inverterë nga 1 janari 2020, derisa të përfundojë shpallja më 30 nëntor, apo derisa të përfundojnë mjetet.

Qytetarëve do u rimbursohen të gjitha harxhimet për blerje të inverterëve, por jo më tepër se 62000 denarë.

Në vijim keni linkun ku mund të aplikoni për subvencione:

https://www.surveymonkey.com/r/gradskopje-inverter2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...