Agjencia Zhurnal.mk.

Deri tani 46% e qytetarëve janë vaksinuar me dy doza

Shkup, 22 tetor – Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka informuar se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4.933 doza të vaksinës, ku 483 si dozë e parë, 1.150 janë rivaksinuar, ndërsa 3.300 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

“Deri më datë 21 tetor gjithsej janë vaksinuar 800.718 qytetarë, janë rivaksinuar 767.800, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 5.666 qytetarë. Nga popullata e moshës mbi 40 vjeçe janë rivaksinuar 54 për qind, ndërsa 33 për qind e personave prej 18 deri 39 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, thonë në MSH.

Përfshirja e vaksinës me një dozë të popullatës së rritur është 57 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e mbarë popullatës në vend është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e banorëve kanë marrë dy doza të vaksinës

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy