Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Deri të dielën temperatura mbi mesataren, nga e hëna reshje të shiut

Shkup, 4 shkurt – Moti stabil, i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren do të jetë prezent deri të dielën, pas çka do të pasojë periudha e motit të ndryshueshëm, me vranësira dhe me reshje lokale të shiut.

Sipas paralajmërimit të DPHM-së, nëpër fushëgropa, gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe të paradites, do të ketë dukuri të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Nesër dhe pasnesër temperatura ditore do të arrijë deri 20 gradë, të dielën 19, ndërkaq edhe gjatë javës së ardhshme do të jetë i ngrohtë me temperatura deri 17 gradë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin mes zero dhe 10 gradë. Nga DPHM theksojnë se moti i ngrohtë do të shkaktojë shkrirje të shtresës së borës në male.

Nga e hëna, nën ndikimin e valës së lagësht do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme, të shoqëruara me erë të përforcuar jugore. Reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut do të ketë edhe të mërkurën.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...