Deri të enjten mot me vranësira dhe shi, të premten rritje të temperaturës

nga Redaksia

Shkup, 14 maj – Deri të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Lokalisht do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte për breshër, afashkurtër në formë stuhie. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, e cila do të arrijë mbi 60 kilometra në orë.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), të premten dhe të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit me rritje të temperaturës.

Nga e diela pritet sërish mot i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe paraqitje të stuhisë.

Temperatura minimale do të lëvizë nga gjashtë deri 14, ndërsa ajo maksimale nga 15 deri 30 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More