Deri të premten mot i paqëndrueshëm me shi të herëpashershëm të rrëmbyeshëm, breshër dhe bubullima

nga D V

Shkup, 20 maj – Përgjatë Vardarit nesër do të fryjë erë e fortë. Deri të mërkurën do të mbajë mot i paqëndrueshëm, kryesisht në orët e pasdites me shi lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër, me erë të fortë, shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër dhe dukuri të izoluar breshëri.

Të enjten do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut, kryesisht në zonat malore, ndërsa qëndrueshmëri kalimtare të motit deri të premten. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga tetë deri në 15, ndërsa ajo maksimale e ditës do të arrijë deri në 30 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More