Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Deri të premten nxënësit duhet t’i marrin notat e para

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Notat e para nxënësit në Maqedoni do të duhet t’i marrin deri më 20 nëntor, sipas rekomandimeve të Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

MASH dhe Byroja apelon tek mësuesit që të bëjnë vlersimin e nxënësve në pajtim me angazhimin e tyre në mësimin online, ndërsa në raste kur nuk mund të bëhen vlerësime të tilla, duhet të organizohen për takime individuale me nxënësit.

Ministrja e Arsimit Milla Carovska, javën e kaluar tha se për vlerësim objektiv të dijes së nxënësve, ekziston mundësi që të organizohet kontroll me prezencë fizike, nën protokolle të ashpra.

“Shumica e mësuesve, ata të cilët ju kanë ligjëruar nxënësve të njëjtë në vitet e kaluara, përafërsisht e dijnë se sa angazhohen. Sfidat për vlerësim më shumë janë tek nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe viteve të para në shkollat e mesme”, tha Carovska

Postime të ngjashme

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...