Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump rrëmbeu vëmendje me çantën ‘Hermes’ 70 mijë dollarëshe

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ditën e sotme (e mërkurë) është larguar nga Shtëpia e Bardhë së bashku me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Donald Trump.

Në paraqitjen e fundit, ajo u shfaq me një vështrim shumë të zymtë e veshur në një ansambël krejtësisht të zi. 51 vjeçarja po ashtu u sigurua që edhe aksesorët që mbante të ishin të së njëjtës ngjyrë.

Përveç syzeve të diellit që ia mbuluan pjesën më të madhe të fytyrës, Melania mbante gjithashtu një çantë të shtrenjtë dore të markës ‘Hermes Birkin’, e ndërtuar nga lëkura e krokodilit. Çmimi i një çante të tillë thuhet se është rreth 70 mijë dollarë.

E njëjta zgjodhi një palë këpuca të brendit Louboutin, të cilat kushtojnë hiç më pak se 800 dollarë.

Ajo po mbante duart me bashkëshortin, derisa ai sot përfundoi kohën e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikë

Biondja më pas ndau një video në llogarinë e saj në Twitter, me anë të së cilës përshkroi vitet që shërbeu si Zonja e Parë.

Ajo shtoi se ishte ‘frymëzuar’ nga miliona amerikanë në të gjithë vendin gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë.

“Ndërsa Donald dhe unë përfundojmë kohën në Shtëpinë e Bardhë, unë mendoj për të gjithë njerëzit që hyrën në zemrën time me historitë e tyre të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Sllovenia u bëri thirrje amerikanëve të përdorin ‘mendjen e shëndoshë’ në luftën e vazhdueshme kundër coronavirusit.

Theksojmë që sot pritet të betohet presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili më 3 nëntor fitoi kundër rivalit nga Republikanët, Donald Trump. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Ledri Vula ofron pamje duke u argëtuar me vajzën Poem Blu

S.B.

PD e LSI duan anulim rezultati/ Paraqesin në KQZ 20 ankesa për zgjedhjet

S.B.

Taylor Swift do të nderohet me shpërblimin “Ikonë Globale”

S.B.

Nicole Scherzinger merr vëmendje me një imazh me të ëmën

S.B.

Loredana shfaqet me veshje të thjeshtë në pozat e reja

S.B.

Georgina Rodriguez shfaqet e mrekullueshme në fotosesionin për markën e veshjeve italiane

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...