Derisa Shqipëri-Kosovë bashkëpunimet forocohen, RMV mbetet jashtë loje!

nga I.A

Shkup, 17 mars – Shqipëria dhe Kosova po përforcojnë bashkëpunimin ky është lajm shumë i mirë. Por, ku është bashkëpunimi i Maqedonisë së Veriut me shtetet fqinjë? Pyetje që mbetet pa përgjigje sepse punët në terren e veprimet në këtë drejtim janë përgjigja e plotë. Shkëmbimet tregtare të Maqedonisë së Veriut me shtetet fqinjë janë në nivel jo të kënaqshëm, ndërkaq edhe prodhimet vendore nuk është se janë duke lulëzuar, shkruan Zhurnal.

Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri–Kosovë –

Në pikën e përbashkët kufitare të Morinit shohim gjithnjë e më shumë prezencë të mjeteve që transportojnë mallra nga Shqipëria drejt Kosovës, por edhe Kosova drejt Shqipërisë. Vitet e fundit është shënuar një progres për sa i përket volumit tregtar mes dy shteteve.

Shumë drejtues mjetesh e bëjnë këtë rrugë çdo ditë. Ka nga ata që e bëjnë një herë në javë, por disa edhe dy herë në ditë, sipas asaj që raporton rtsh.al. Për drejtuesit e mjeteve, volumi tregtar nuk vihet re, pasi e kanë kthyer në përditshmëri.

Në shumë raste, procedurat doganore kryhen shpejt, por në raste jo të pakta e në veçanti gjatë fundjavave, drejtuesit e mjeteve kalojnë orë të tëra në kufi, ndërsa kolonat e gjata të mjeteve hyjnë në thellësi të territorit tonë.

Më shqetësuese për ta mbetet procesi i skanimit dhe peshoret. Në pikën kufitare të Morinit, procedura e doganës kryhet vetëm për mallrat me origjinë shqiptare apo të kompanive distributore, ndërsa për import-eksportet me shtetet e tjera, Kosova e kryen si procedurë në doganën e saj në portin e Durrësit, e cila funksionon prej dy vitesh.

Pavarësisht të gjithave sipas informacioneve të marra në Drejtorinë e Doganave, vit pas viti po shënohet rritje e konsiderueshme e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, ku sasinë më të madhe në volumin tregtar e zënë eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës.

Maqedonia e Veriut larg bashkëpunnimit me shtetet fqinjë –

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar 2025, është 35 635.8 milionë denarë, me ç’rast shënon rritje prej 5.0 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar të vitit 2025, është 52 262.1 milionë denarë që është më shumë për 5.9 %, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Deficiti tregtar, në periudhën janar të vitit 2025, është 16 626.3 milionë denarë. Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar të vitit 2025, është 68.2 %.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit të ndezjes dhe të ngjashme, për automjete, avionët ose anijet, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Në periudhën janar të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Bullgarinë dhe Kinën.

Kjo tregon qartazi që vendi jonë qëndron indiferent ndaj bashkëpunimit rajonal. Kjo gjë, pastaj ka kosto të veçantë për qytetarët e këtij vendi. Pasi për mallrat që vijnë nga jashtë vendit por që janë më larg ka kosto shtesë për doganë, shpenzime rrugore e të tjera të cilat pastaj impplikohen në çmimin final me të cilin ekspozohen produktet në treg.

Prandaj, është e rendit të merren masa që shkëmbimet tregtare të Maqedonisë së Veriut të shtohen sa më shumë me vendet fqinjë në mënyrë që të kirjohet hapësirë për ofrimin e çmimeve më të lira e të arsyeshme për qytetarët. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More