Agjencia Zhurnal.mk

Derkoski: Dilni dhe votoni, mos u frikësoni për shëndetin

Manastir, 10 korrik – Zhurnal.mk – U bëj thirrje qytetarëve masivisht të dalin në votim të mos frikësohen për shëndetin e tyre sepse ne jemi kujdesur t’i furnizojmë të gjitha këshillat zgjedhor me materiale mbrojtëse, ndërsa këto ditë janë bërë edhe dezinfektim i të gjitha vendvotimeve në vend, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski.

Derkoski, si personi i parë i KSHZ-së, këtë mëngjes personalisht inspektoi shpërndarjen e materialit të besueshëm të votimit që do të përdoret në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe është përpunuar nga Shtypshkronja SHA “Kiro Dandaro” – Manastir.

“Materiali do të dorëzohet në të gjitha komisionet zgjedhore komunale, kurse ata do t’ia dorëzojnë nesër materialet në këshillat zgjedhore. Procesi po zhvillohet pa probleme dhe me organizim të shkëlqyeshëm, që do të thotë se gjithçka do të përfundojë në kohë e paraparë. Përgatitjet e KSHZ-së për të gjithë procesin zgjedhor po zhvillohet pa probleme, ne jemi të përkushtuar posaçërisht për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe u bëj thirrje qytetarëve që të dalin në votime, të mos kenë frikë për shëndetin e tyre, sepse ne jemi kujdesur të furnizojmë të gjithë këshillat zgjedhor votuesit me materiale mbrojtëse, maska, në mënyrë që ata qytetarë që nuk mund të blejnë ose nuk mbajnë maskë mbrojtëse për ndonjë arsye, përsëri të marrin maskë mbrojtëse, të votojnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Derkoski.

Derkoski theksoi probleme të vogla që lidhen me kërkesën për përjashtim të punonjësve shëndetësorë dhe anulimin e tyre për pjesëmarrje në votimin që do të zhvillohet të hënën, por ato probleme, siç tha ai, janë tejkaluar dhe gjithçka do të zhvillohen sipas afatit dhe rregullores me fuqi ligjore.

Në shtypshkronjën SHA “Kiro Dandaro” – Manastir, janë bërë 1,814,263 fletëvotime me cilësi të lartë dhe me 20 forma të mbrojtjes pa asnjë mundësi falsifikimi, konfirmoi drejtori i shtypshkronjës në këtë qytet Dragi Milloshevski.

“Garantojmë për mbrojtje të lartë të materialit zgjedhor”, deklaroi shkurt Millosheski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, procesi i votimit do të organizohet në 3,390 vendvotime, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!