Agjencia Zhurnal.mk

Deshi të hidhet me parashutë me ndihmën e instruktorit, dyshja ngecin të varur për nëntë minuta në rrotat e aeroplanit – mrekullisht zbresin në tokë pa ndonjë lëndim

Një parashutiste amatore dhe instruktori i saj janë me fat që janë gjallë, pasi derisa tentuan të hidhen me parashutë nga aeroplani, ngecën në rrotat e fluturakes kur një rrip mbrojtës u mbështoll në një shtyllë të hekurt.

Edhe pse ishin mijëra metra në ajër, ata u detyruan për nëntë minuta të qëndrojnë të varur derisa një person tjetër u ndihmoi të zgjidheshin dhe të bien, dhe në një moment të hapin parashutën e të zbresin të sigurtë në tokë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë gjithçka do të dukej e pabesueshme sikur dyshja të mos i kishin kamerat e vendosura në helmeta, që filmuan këto momente rrëqethëse që sigurisht se nuk do t’i harrojnë për një kohë të gjatë.

Pamjet e publikuara në internet janë bërë virale dhe deri më tani janë shpërndarë nga mijëra persona, të cilët i kanë duartrokitur për gjakftohtësinë dhe profesionalizmin e instruktorit që bën të pamundurën që të zbresin në tokë pa ndonjë lëndim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...