Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Deshi t’i propozon martesë në barkë, partnerja pushtohet nga emocionet dhe aksidentalisht shtyp pedalin e gazit – dhëndri përfundon në ujë e nusja në port

Një burrë po bëhej gati t’i propozonte martesë partneres duke mbajtur në dorë unazën, kur ajo aksidentalisht shtypi pedalin e gazit të barkës e cila nga shpejtësia e madhe e hodhi në ujë dhëndrin, e nusja përfundoi e përplasur në port.

Colton Brownlee kishte menduar prej kohësh së momenti adekuat për t’i propozuar martesë partneres Julie Palmer, ishte në barkë në portin e liqeni Como në Wisconsin, transmeton Telegrafi.

Por në momentin që iu shfaq para partneres me unazë në dorë, duket se ajo u pushtua nga emocionet dhe aksidentalisht shtypi pedalin e gazit dhe puthja u mbeti në gjysmë – dhëndri përfundoi në ujë e nusja në port e përplasur.

Për fat të mirë dyshja kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, ndërsa pas këtij incidenti ata kanë vazhduar “ceremoninë” e propozimit në ambiente tjera.

Postime të ngjashme

Krijohet iluzioni optik i një anijeje që lëvizë në ajër

S.B.

Shkretëtira e Bardhë, peizazhi i jashtëzakonshëm i Egjiptit

S.B.

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

S.B.

Liqeni i Baikalit, një bukuri e rrallë natyrore e Siberisë

S.B.

Publikohet përmbajtja e një letre të pahapur për më shumë se 300 vjet

S.B.

Dalin imazhe tjera nga Marsi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...