Poezi nga: Johann Wolfgang Von Goethe
Përktheu: Alfred Kola
Veç të mençurit i tregoj
Shpejton të fyejë turmë e marrë:
Unë gjallesën do nderoj,
Që mëton vdekjen në zjarr.
Në netët e bukura plot freski,
Ku linde dhe ku jetë dhuron,
Të kap ndjenja për çudi,
Kur qiriri qetë ndriçon.
E rrethuar më nuk je,
Prej errësirës në hijezim,
Të rrëmben dëshirë e re
Drejt më të lartit çiftëzim.
Distanca kurrë s’të ka frenuar,
Magjepsur vjen në fluturim,
Në fund, prej dritës dëshiruar,
Digjesh, flutur, në shkrumbim.
Ndërsa këtë nuk do ta kesh,
Ja ketë : Vdis dhe bëhu!
Veç mysafire e errët do jesh
Në këtë errësirë dheu.