Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dëshmitari i “Monstrës”: Të gjitha dëshmitë janë regjistruar në procesverbale

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Gëzhoja e plumbit e shkrepur më 12 prill të vitit 2012 iu shtua si dëshmi përmbledhjes së provave më 17 prill, gjegjësisht katër ditë pas procesverbalit të parë, në të cilin u regjistruan 20 gëzhoja plumbash të gjetura në vendin e vrasjes afër Liqenit të Smillkovës. Vallë me këtë “montohet” i pandehuri Fazli Aziri, u pyet dëshmitari i sotëm V.M. në gjykimin për lëndën “Monstra” nga avokati Naser Raufi.

Dëshmitari, i cili ishte shef në MPB në Njësitin e hetimit, tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë në karrierën e tij dhe se janë përgatitur procesverbale të reja për vrasjen makabre. Këshilli gjykues dhe prokurorët reaguan ndaj kësaj pyetje të avokatit.

Në pyetjen e prokurores Fatime Fetai, dëshmitari tha se nuk kishte drejtpërdrejtë i ndërlidhur me automjetin “Opel Omega” që është objekt i hetimit, por se është informuar për të.

Për vrasjen e djemve, Krire Triçkovski, Filip Spasovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski më 12 prillit të vitit 2012, akuzohen Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq (në arrati) si dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Fetahu: BFI është e të gjitha subjekteve politike, është mbi partiake

T E

Gratë nga Shuto Orizarja bëhen me gjinekolog të ri

Z H

Filluan aktivitetet për pastrimin e Lumit Shkumbin në Tetovë

Z H

Mickoski: Është për t’u lavdëruar çdo mund për të siguruar vaksinën kundër coronavirusit

E.E.

Kumanovë, banorët e Bedinjës kërkojnë siguri në komunikacion

T E

Vendet e BE-së shpenzojnë mesatarisht 9,9% nga BPV-ja, Maqedonia 4,5%

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...