Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dëshmitari në “Titanik”: Mbi 500 persona kanë donuar mjete për VMRO-DPMNE-në në Kërçovë

Shkup, 22 shtator, zhurnal.mk – Nga vitet e 90-ta jamë anëtar i VMRO-DPMNE-së, dhe çdoherë kam donuar të holla në parti, deklaroi dëshmitari Naqo Nikollovski nga Kërçova, në rastin “Titanik”, duke potencuar se këtë e ka bërë në komitetin komunal të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, por jo në bankë, transmeton Zhurnal.

“Asnjëherë nuk kam paguar në bankë në emër të partisë, mirëpo çdo muaj kam donuar në shtabin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë. Shuma më e madhe që kam donuar është 20 mijë denar në vitin 2011 para zgjedhjeve, ndërsa para asaj kam paguar antarësim nga 2 deri 3 mijë denarë. Deri në momentin kur isha i ftuar nga PSP, nuk e kam ditur që në emër tim është paguar shumë prej 60 mijë denarë. Fletpagesën e pash gjatë marrjes në pyetje dhe nënshkrimi nuk ishte i imi”, tha dëshmitari Nikollovski.

Në pyetjen e të akuzuarit Ilija DImovski, nëse numri i personave që kanë paguar antarësim ka tejkaluar numrin 500, ai potencoi se numri ka qenë më i madh dhe se komiteti komunal VMRO-DPMNE-Kërçovë, më pas paratë i kanë paguar në bankë në emër të partisë.

Postime të ngjashme

LSDM-ja sot mban Kongresin e partisë, zgjedhë zëvendëskryetarin dhe anëtarë të Këshillit qendror

R Zh

Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup për shkak të garës “I pari në majë”

R Zh

Analizë / Largimi i SHBA-së nga Afganistani, një fitore e madhe strategjike për Rusinë!

R Zh

Lajçak thotë se Mali i Zi mund të jetë vendi i parë nga rajoni që hyn në BE

R Zh

Rregulla, protokolle, kushte dhe masa për udhëtim dhe qëndrim në Greqi

R Zh

Është shuar zjarri në një shtëpi në Shkup, janë lënduar dy persona

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...