Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM TOP LAJM - KS

Dështim i BDI-së në Qeverinë “Zaev-2” mbi autostradat që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën!

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 18 nëntor – Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në 100 ditëshin e parë nuk arriti të realizojë as edhe një përqind nga projektet infrastrukturore . BDI si pjesë e qeverisë me mburrje kishte deklaruar se do të ndërtojnë rrugën Shkup – Bllacë në gjatësi prej 12 kilometra, ndërkaq që nga zgjedhjet e vitit 2011 thuajse në çdo cikël zgjedhor vazhdon të përsërisë ndërtimi i Rrugës së Arbërit. Këto rrugë janë damarët e lidhjes së shqiptarëve dhe duhet veç se më të ishin përfunduar, prandaj për këto dështime duhet të mbajë përgjegjësi dikush.

2 kilometrat e parë të rrugës Shkup-Bllacë do ndërtohen për 1 vit!

Edhe pse ka më shumë se katër muaj që kanë filluar punimet në rrugën Bllacë – Shkup, që e lidhë vendin me Kosovën, deri më tani thuajse jemi në pikën zero. Lëvizjet janë të pakta, ndërsa punimet në terren zhvillohen tepër ngadalë. Parashikimet janë që kjo rrugë të përfundojë në vitin 2022, dhe zhgënjimi më i madh është se bëhet fjalë për vetëm 12 kilometra, që në një formë tregon se nëse kjo dt kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër, do të përfundonte më pak se një vitë punë.

Të dhënat e fundit tregojnë se në rrugën Shkup-Bllacë,punimet zhvillohen vetëm me një eskavator, që tregon se sa ngadalë zhvillohen punimet, ndërsa përfundimi i rrugës duket shumë shumë largë.

Në janar autoritetet premtuan se do të fillojë ndërtimi i autostradës. Mirëpo nga shtatori po ashtu autoritetet, thanë se janë duke punuar në përgatitjen e terrenit për të filluar ndërtimet. Ndërsa tani gati pas një viti prej kur u bënë premtimet e para, ende po shihet se po punohet në përgatitjen e terrenit.
Nga institucioni i “Rrugët Shtetërore” thonë se gjithçka po zhvillohet sipas planit dhe marrëveshjeve për ndërtimin e rrugës. Ata sqarojnë se punët kanë filluar më 27.07.2020, ndërsa afati është 18 muaj nga fillimi i punës. Duke marrë parasysh atë që ndërtimi deri në këtë moment rrjedh në pajtueshmëri me marrëveshjet dhe dinamikën, presim që faza e parë të mbarojë në suaza të periudhës kohore të parashikuar me Marrëveshjen, duke e marrë parasysh, gjithsesi edhe situatën ekzistuese me virusin koronavirusi.

Maqedonia e Veriut mendon që vetëm 2 kilometrat e parë të rrugës t’i ndërtojë për 1 vit, që është faza e parë e autostradës Shkup-Bllacë. Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski, gjatë qëndrimit në Kosovë kishte deklaruar se kanë hasur në disa probleme në një pjesë të vendit ku duhet të kalojë Autostradës Shkup-Bllacë, por përsëri premtoi se autostrada do të jetë gati deri në fund të vitit 2022.

U harrua Rruga e Arbërit!

Përveç rajonit të Shkupit dhe Kumanovës, BDI në platformën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 pati parashikuar edhe shumë projekte për regjionet e tjera, por në shumicën dërmuese prej tyre, sot pas nëntë viteve, ende as gjysma e tyre nuk ka përfunduar. Në atë program, BDI kishte premtuar edhe projekte për investime në regjionin jugperëndimor të vendit që përfshin Kërçovën, Dibrën dhe Strugën. Nga pjesa e VI e programit, ku ishin paraparë 7 projekte, si Regjioni Jugperendimor (Kërçovë, Dibër dhe Strugë), ndërtim i sistemit për pastrim të ujërave të zeza (Kërçovë, Zajas, Osllomej, Pllasnicë…), themelimi i zonës teknologjike industriale zhvillimore në Kërçovë, themelimi i zonës teknologjike industriale zhvillimore në Strugë. Nga i njëjta program, 9 vite më vonë ende mbeten pa realizuar shumë investime kapitale dhe projekte të rëndësishme për banorët e kësaj ane që në përqindje më të lartë janë shqiptar. Në mesin e premtimeve të parealizuara e të premtuara nga viti 2011 janë: Rruga e Arbërit. Ndërtimi i rrugës së re Kërçovë-Dibër dhe rikonstruim i rrugës Dibër Mavrovë, promovimi i turizmit liqenor dhe banjave termale në Dibër, promovimi i turizmit liqenor në Strugë dhe zhvillimi i plazheve të Strugës dhe rekonstrimi i rrugës turistike Strugë- Kalishtë, stacion filitrimi për pastrimin e ujërave të zeza në Dibër (do të bëhet studim fizibiliteti).

Dikush të mbajë përgjegjësi!

Nëse dështimet janë të vazhdueshme, atëherë del në skenë mos pasja e kapacitetit të BDI-së për t’i çuar përpara proceset kapitale dhe realizimin e premtimeve zgjedhore. Pjesa e rrugës së Arbërit nga Shqipëria thuajse është në përfundim e sipër, por nga pjesa e Maqedonisë së Veriut askush as nuk ka marrë iniciativë fillestare që të bëhet kjo rrugë. Duket se do të turpërohemi njëjtë sikur me rrugën “Arbër Xhaferri”, kur Kosova e ndërtoi në të tërësi prej rreth 60 km, kurse ne ende nuk jemi askund. Pas gjithë presionit publik ne filluam të ndërtojmë këtë rrugë, edhe atë me hapa të “breshkës”. Prandaj është koha e fundit që dikush të bartë përgjegjësinë për këto dështime dhe mos pasje të kujdesit të njëpasnjëshëm. Sigurisht BDI e ka shumë të qartë se kush janë personat të cilët i ka angazhuar që të merren me këto procese, prandaj, ata duhet të bartin përgjegjësinë dhe të japin llogari për këto dështime. Nëse nuk japin llogari përgjegjësit, atëherë dëmi ndaj shqiptarëve është shumëi madh dhe këtë do ta vuajnë të gjithë!

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...