Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – Duke përmendur një sërë parregullsish që nga formimi i Qeverisë, e deri te dështimi i nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka vlerësuar, se opsioni vetëm për kthimin e agjendës evropiane, janë zgjedhjet e parakohshme dhe formimi i një shumice të re parlamentare.

“Krejt këto që i përmendëm shkurtimisht, për shkak të hapësirës së ngushtë, por edhe shumë elemente të tjera, që nuk arritëm t’i përfshijmë, janë dëshmia më e mirë se ky shtet e ka marrë tërkuzën nëpër këmbë dhe ka hequr dorë nga integrimi europian. Parametrat janë këto, ndonëse fjalën mund t’i kenë të tjera. Andaj, duke e pasur këtë bilanc anti-integrues, ne – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA – gjykojmë se shpëtimi i vetëm për t’u kthyer në agjendën europiane është që ky pushtet të ikë sa më shpejt dhe të hapet perspektiva për një frymë integruese në BE. Zgjedhjet e parakohshme dhe një shumicë e re mund të ndërtojnë një rrëfim tjetër për Maqedoninë e Veriut karshi procesit integrues në Bashkimin Europian”, deklaroi Orhan Murtezani nga koalicioni ASH-AAA.

Lëshimet e Qeverisë që i përmendën si shkak i shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare, janë siç vijojnë më poshtë:

“– Kjo qeveri është formuar mbi paradigmën e mashtrimit “kryeministri shqiptar”, duke u shndërruar kështu në pushtetin ekzekutiv që ka rrënuar çdo kriter demokratik dhe moral të pjesëmarrjes në zgjedhje;
– Kjo qeveri ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020, të cilat për ne janë jolegjitime, ngase në këto zgjedhje manipulimi i votës, vjedhja, blerja dhe format e tjera të deformimit të vullnetit demokratik u bënë standard i një shteti që, së paku, zyrtarisht aspiron për të qenë anëtar i BE-së;
– Ky pushtet i ka dhënë tokë ndërtimore në vlerë prej 200 milionë eurosh një afaristi kontrovers, siç është Daka Davidoviq, që sponsorizon agjenda antievropiane në rajon;
– Kjo qeveri ka dështuar plotësisht me sistemin arsimor në kohë pandemie, ndërsa rezultatet e këtij dështimi do t’i ndjejmë edhe shumë kohë në të ardhmen;
– Kjo qeveri ka bërë që të humben mbi 60 mijë vende pune dhe ekonomia vendore të vihet buzë greminës;
– Kjo qeveri është sjellë ndaj pandemisë në stilin “Le të shpëtojë kush si mundet!”, andaj sot shkalla e vdekjeve në RMV është më e larta, ndërsa imunizimi ndër më të ulëtit në Evropë;
– Kjo qeveri ka mundësuar të pajisen me pasaporta mbi 200 kriminelë ordinerë ndërkombëtarë, që kërkohen në gjithë botën, me çka dëshmon se RMV-ja është bërë strehimore për kriminelët, ndërsa ky pushtet është thellë i përfshirë në krim të organizuar ndërkombëtar;
– Kjo qeveri sot “mburret” vetëm me kanabizimin e shtetit, ku drejtuesit e policisë janë bashkëpunëtorët më të ngushët të narko-dilerëve;
– Në listat e vetme ku kjo qeveri e ka vendosur shtetin tonë në krye janë indekset e korrupsionit, kjo e shfaqur bile edhe në blerjen e vaksinave;
– Duke e ditur se drejtësia është vlera fondamentale e BE-së, kjo qeveri e ka bërë të kundërtën – politizimin, etnizimin dhe partizimin e sistemit të drejtësisë;
– Kësaj qeverie selia e NATO-s nuk ia pranon emrat për oficerë në NATO, kjo për shkak të përfshirjes së tyre në shërbime inteligjente antiperëndimore;
– Së fundmi, kjo qeveri synon të bëjë edhe abuzimin me mediat, në mënyrë që ta ngufasë fjalën e lirë dhe të drejtën e informimit objektiv, që janë parime themelore europiane”, vlerësoi më tej Murtezani.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...