Dështoi edhe përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit, seanca vazhdon pasnesër

nga D. V.

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.

Ishte përpjekja e tetë me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.

Edhe kësaj radhe dështoi propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ajo, për herë të gjashtë, i mori 54 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur. Kundër votuan 44 deputetë, ndërsa tre abstenuan.

Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidimi i Haxhiut për kryeparlamentare. Nga ana tjetër, opozita po e quan atë figurë përçarëse.

Seanca konstituive do të vazhdojë, më 1 maj, në orën 10:00, bëri të ditur kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari.

Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More