Dështon mbledhja e Kryesisë, Tahiri: E palogjikshme që shkaku i fushatës të mos zhvillohet puna e Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e thirrur për sot në orën 10:00, nuk është mbajtur shkaku i mungesës së anëtarëve.

Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Sot kemi qenë të ftuar në mbledhjen e Kryesisë, fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt për shkak se nuk ishin të gjithë anëtarët e kryesisë prezent”, tha Tahiri.

Ai shtoi se nuk është e logjikshme që shkaku i një procesi zgjedhor të mos zhvillohet puna e Kuvendit.

“Është një porosi jashtëzakonisht e keqe sepse edhe për shkak se jemi në një proces zgjedhor ne duhet të ushtrojmë funksionin tonë në Kuvend. Kemi pasur 10 pika në rend për diskutim. Shihet qartë se ka mungesë të koordinimit. Nuk duhet procesi zgjedhor të paralizojë të ndalojë punën e Kuvendit por edhe të Qeverisë. Nuk ka logjik që edhe pse ekziston fushata zgjedhore të mos zhvillohet puna e Kuvendit”, tha Tahiri.

Ai tregoi se në mbledhje ishin të pranishëm shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. 

Related posts

Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj deputetit Todosijeviq

D V

Ambasadori spanjoll në Serbi: Spanja mund të hapë zyrë në Kosovë, por kjo nuk do të thotë njohje

N E

Gërvalla pas infektimit me COVID-19: Falë vaksinës nuk kam pasur komplikime të rënda, jam shëndosh si molla

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More