Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Dështon për herë të dytë miratimi i fletëvotimit për zgjedhjet e 25 prillit

24 ditë nga data e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, KQZ nuk ia doli të miratoje as sot fletën e votimit.

Organi kryesor i administrimit të zgjedhjeve duket se ka mbetur në procedura. I vetmi rezultat ne mbledhjen e sotme që nisi me tri orë vonesë ishte që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi çoi në tryezën e Komisionit Rregullator vetëm një opsion flete votimi, e cila parashikon që krahas subjekteve zgjedhore te përfshiheshin edhe emrat e kandidatëve.

Por, sërish debati u përqendrua, se cili organ është përgjegjës për shqyrtimin dhe miratimi e fletës së votimit.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e debatit të partive politike ndryshe nga një ditë me parë ndërkohë kryetarja e Komisionit Rregullator Ilirjana Nano lajmëroi se organi që ajo drejton shpall unanimisht mos kompetencën duke mos dhënë më shumë detaje.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste Eridian Salianj, i cili kërkoi që rregullatori të mos e shqyrtonte projekt-aktin për fletën e votimit.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Bamir Topi: Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në PD nëse nuk do të kishte lidhjen me Sali Berishën

N E

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

N E

PD më 16 Maj do të mbledhë kryesinë dhe këshillin kombëtar

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...