Dështon për të tretën herë seanca urgjente e Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni: Ende nuk kemi reflektim nga opozita

nga D V

Për të tretën herë radhazi, ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, me përjashtimi të njërit, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 12 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Pas dështimit të seancës, kryetari Hyseni mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke theksuar rëndësinë e miratimit të buxhetit.

Ai shtoi se gjatë javës së ardhshme do të analizojnë situatën dhe se përpjekjet për të mbajtur seanca të tjera urgjente do të vazhdojnë.

Në këtë konferencë foli edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Shpend Nuhiu, i cili ngriti shqetësime mbi ndikimin e mosmiratimit të buxhetit.

“Mosmiratimi i buxhetit po krijon vështirësi të mëdha, sidomos në shpalljen e përfituesve të bursave për studentët. Gjithashtu, ka paqartësi tek mësimdhënësit për pagat në muajt e ardhshëm,” theksoi Nuhiu, duke shtuar se shumë qytetarë po kërkojnë sqarime mbi situatën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More