Dështon propozimi i PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së

nga D V

Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i propozimit të PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka konstatuar se nuk ka kuorum.

“Konstatoj që Kuvendi nuk i ka numrat për me ia dhënë një epilog kësaj çështje kështu që mbetet për një ditë tjetër”, ka thënë Konjufca.

Gjashtë deputetë të PDK-së kanë propozuar shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së.

Gjatë kësaj seance, në sallë nuk kanë qëndruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa seancën e ka kryesuar Konjufca. Kurse, opozita ka qenë e bashkuar rreth propozimit të PDK-së për shkarkim të bordit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More