Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dështon raportimi i ministrit Kuqi në Komisionin për Ekonomi

Zhurnal Ads

Për herë të dytë ka dështuar raportimi ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi në Komisionin Parlamentar për Ekonomi.

Ministri Kuqi kishte deleguar zëvendësin e tij, Rexhep Kadriu, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në ndërmarrjen “Trepça”, por që nuk u lejua nga deputetët të raportoj Kadriu.

Ndërsa, në kuadër të rendit të ditës, në Komisionin e kryesuar nga Endrit Shala ka raportuar Bordi i ZRRE-së për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve.

Kryesuesi i Bordit në ZRRE, Arsim Janova tha se aktualisht nuk ekziston asnjë leje e përkohshme, nuk ka as aplikime për hidrocentral.

Ndërsa, pas pyetjes së deputetes Mimoza Kusari-Lila se a është sanksionuar ose penalizuar “Kelkos” për hidrocentrale ilegale, kryesuesi Bordit, Janova tha se penalizmi ka ndodhë vetëm me ndërprerjen e tërësishme të veprimtarisë së “Kelkos”.

Drejtues të Bordit theksuan se pengesë kryesore për licencim është mos koordinimi i institucioneve përkatëse. /KP/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gjakovarja sulmon burrin, e bën për doktor

T E

Osmani: Nuk mund të heshtet për viktimat, Serbia duhet ta pranojë peshën e krimit

S.B.

Sipas TCH, Specialja do të realizojë arrestime edhe në Shqipëri

R ZH

Reshitaj: Mbyllja totale nuk është opsion i duhur

T E

Hyseni optimiste rreth dialogun, mohon se ka pasur diskutim për asociacionin

S.B.

Hoti kërkoi nga Bosnja e Hercegovina heqjen e vizave dhe hapjen e Zyrave Ndërlidhëse

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...