Dështon seanca në Kuvend Komunal, PDK në Gjilan: Fajet për këtë i ka vetëm kryetari i komunës

nga D V

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të Gjilanit, Riad Rashiti, ka reaguar pas dështimit të seancës së fundit në Kuvend Komunal, derisa ka theksuar se për këtë është përgjegjës vetëm kryetari i komunës.

Rashiti, ka listuar edhe arsyet qe sipas tij janë kryesore në dështimin e seancave të rregullta në Kuvend Komunal.

“Mos transparenca e cila është instaluar në jetën institucionale nga qeverisja e VV-së dhe kryetari i Gjilanit. Vetë VV nuk i ka numrat e vet, po mungojnë qëllimshëm për me dështu seancat e Kuvendit Komunal dhe për të akuzuar një pjesë të opozitës”, ka shkruar ai.

Ai theksoi se PDK  ka shprehur gadishmërinë për të kontribuar për daljen nga gjendja e jashtëzakonshme në komunën e Gjilanit.

“Ky e don terrin informativ, ky don qysh të dojë dhe çka të dojë me informu qytetarin e Gjilanit. Po mendon që është duke qeverisë në Korenë Veriore”, ka thënë tutje ai. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More