Agjencia Zhurnal.mk

Deskoska: Mosmarrja e datës për negociata, nuk e ndaloi procesin e reformave

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot pati takim me eurodeputeten për drejtësi, konsumatorë dhe barazi gjinore Vera Jurova, në të cilin është biseduar për proceset e reformave që po zhvillohen në vend.

Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, në takim Deskoska ka shprehur keqardhje për mosmarrjen e datës për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe krahas kësaj që rekomandimet e BE-së ishin përmbushur.

Deskoska potencoi se megjithatë, vendimi i tillë nuk e ndaloi procesin e reformave, i cili para që gjithash po zhvillohet për shkak të interesit të qytetarëve.

Ministrja e Drejtësisë, siç theksohet në kumtesë, ka shprehur pritje se BE-ja do ta rishqyrtojë vendimin e saj për hapjen e negociatave, dhe përmendi se ky do të jetë vendimi me të cilin do ta afrojë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...