Agjencia Zhurnal.mk

Deskoska pret debat konstruktiv për ligjin për Prokurorinë

Shkup, 28 janar, zhurnal.mk – Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret debat publik konstruktiv për ligjin për prokurorinë publike. Ajo sot për “Utrinski brifing” deklaroi se pret që debati publik të japë propozime si të përmirësohet Propozim-ligji, e jo të keqpërdoret koha për debat.

“Debati duhet të zhvillohet sipas ligjit pas asaj që është përmbajtur si zgjidhje dhe të dëgjojmë eventualisht nëse ka propozime për përmirësimin e tekstit. Në të kundërtën, çdo sjellje ndryshe, veçanërisht nga opozita do të jetë e interpretuar si obstruksion i procesit dhe zvarritje”, ka thënë Deskoska.

Shtoi se nëse ka vullnet të mirë mund të sillet ligji para shpërndarjes së Parlamentit.

Shfaqi shpresë se do të sigurohet shumica e nevojshme që të sillet ligji, por edhe se pret që opozita të veprojë me mençuri. Çdo rezultat ndryshe, sipas Deskoskës, do të thotë vetëvrasje politike e VMRO-DPMNE-së.

“Nëse gjatë mbledhjes së tetëmbëdhjetë deputetëve për mbështetje të ligjit, VMRO-DPMNE-ja tenton ta bllokojë procesin me mijëra amendamente, mendoj se kjo do të jetë për ta vetëvrasje politike, sepse do ta japë mesazhin e duhur në opinion se në të vërtetë janë për bllokimin e luftës efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe për bllokimin e proceseve euroatlantike”, theksoi Deskoska.

Në bisedën, ajo konfirmoi se arratia nga drejtësia është vijë e kuqe e VMRO-DPMNE-së dhe se kjo nuk ka optimizëm se ata do të përfshihen në shumicë për sjelljen e ligjit, sepse vazhdimisht e japin mesazhin se duan t’i mbyllin lëndët e filluara nga PSP-ja.

Sipas Deskoskës, të gjitha sinjalet e BE-së janë se do të jetë e dobishme të sillet ligji, sepse kjo do t’i tejkalojë të gjitha argumentet kundër hapjes së negociatave me shtetin tonë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...