Agjencia Zhurnal.mk

Deskoska: T’i tejkalojmë rreziqet nga epidemia dhe me sukses t’i implementojmë reformat në gjyqësor

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska me rastin e Ditës së gjyqësisë të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, avokatëve, të punësuarve dhe përfaqësuesve tjerë në sektorin e gjyqësisë u dëshiron shëndet të mirë, shpresë për normalizim të shpejtë dhe përballje me këtë gjendje dhe implementim të suksesshëm të reformave në gjyqësi.

“Më lejoni t’ju informoj se me konfirmimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është paraqitur nevoja nga sjellja e Dekretit me fuqi ligjore për afatet në procedurat gjyqësore të gjendjes së jashtëzakonshme dhe veprimin e gjykatave dhe prokurorive publike”, ka thënë Deskoska.

Ky dekret, siç sqaron, u soll për mbrojtje të shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në procedurat para gjykatave dhe prikurorive, pa u prishur zbatimi i drejtë i drejtësisë.

Thekson se afatet për vjetërsim dhe ndjekje penale, inicimi dhe zhvillimi i procedurës kundërvajtëse, për kryerjen e sanksioneve penale dhe kundërvajtëse ndalojnë të rrjedhin nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, e deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Në procedurat penale dhe kundërvajtëse, afatet për deklarim të ankesave ose kundërshtimeve të vendimeve me të cilat përfundon procedura, si dhe për deklarimin e mjeteve juridike, ndalojnë të vijojnë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti e deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme”, theksoi Deskoska.

Gjithashtu, siç thotë ministrja e Drejtësisë, theksohet se dhënia e akteve të referimit për shqiptimin e dënimit me burg deri në tre vjet shtyhet deri më 1 shtator të vitit 2020, përveç për lëndët ku ekziston rrezik për vjetërsimin e vuajtjes së dënimit.

Njëherit thekson ministrja e Drejtësisë, Këshilli gjyqësor mund të sjell vendim dhe të përshkruajë mënyrë për mbajtjen e debateve dhe marrjes së të gjitha veprimeve tjera në procedurën me shfrytëzimin e mjeteve elektronike teknike të cilët sigurojnë komunikim të dyanshëm pa prani të përbashkët fizike të pjesëmarrësve në procedurë.

Deskoska apeloi që të gjithë gjykatësit dhe prokuroritë publike t’u përmbahen vendimeve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për veprim të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të rritur nga virusi Kovid-19 dhe të Udhëzimeve të detyrueshme të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sjella lidhur me virusin Kovid-19, si dhe të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Të gjithëve ju dëshiroj para së gjithash shëndet të mitë. Së bashku dhe në mënyrë solidare t’i tejkalojmë rreziqet nga epidemia dhe ashtu me forca të përbashkëta t’i fillojmë negociatat me BE-në. Prej tani e tutje, nga të gjithë ne varet!”, ka shënuar në letër ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...