Agjencia Zhurnal.mk

Deskoska: VMRO-DPMNE të ndalon së kërkuari baza shtesë për obstruksion

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE të ndalon së kërkuari baza për obstruksion, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, pasi që në Komisionin e sotëm kuvendor për sistem politik, deputetët e opozitës VMRO-DPMNE kërkuan që Ligjin për shfuqizim të lustrimit ta elaborojë pikërisht ajo.

“Detyrimet afariste janë plotësuar dhe Komisioni duhet të vazhdojë me punë, ndërsa VMRO-DPMNE të ndalojë të kërkojë baza shtesë për obstruksion”, thotë Deskoska.

Kryetari i Komisionit kuvendor për sistem politik Aleksandar Kiracovski e anuloi fillimin e seancës, në të cilën në rend dite është Ligji për shfuqizim të lustrimit me kërkesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, teksti i propozuar para tyre ta elaborojë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Kiracoski dha pushim prej 30 minutave, për, siç tha, ta kontaktojë ministren edhe pse në seancë ishte i pranishëm zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.

Deputetët e partisë opozitare në seancë reaguan se ministrja Deskoska pothuajse nuk ka ardhur në seanca të këtij Komisioni që të elaborojë propozime ligjore. /Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...