Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Despotovski: Aktivitet më i madh në zonat ekonomike gjatë 20 viteve të kaluara

Shkup, 16 korrik – Në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale në gjysmën e parë të këtij viti është regjistruar niveli më i lartë i aktivitetit ekonomik gjatë njëzetë viteve të fundit, ka treguar analiza e ZZHTI. Në gjashtë muajt e parë edhe aktiviteti eksportues ishte rritur për rreth 70 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa aktiviteti importues për 90 për qind. Në gjysmën e parë të këtij viti janë lidhur marrëveshje për investime të reja në vlerë prej 105 milionë euro.

Aktiviteti eksportues në zonat industriale ka arritur 1 miliardë e 559 milionë euro, që është për 67 për qind nga periudha e njëjtë e vitit 2020, përderisa në krahasim me vitin 2018 rritja është 33,5 për qind.

“Këta numra tregojnë se ekonomia në kuadër të ZZHTI është në rrugën e duhur. Nuk flasim më për rimëkëmbje por për rritje reale dhe presim dhe shpresojmë se këta numra do të vazhdojnë të rriten edhe në periudhën e ardhshme”, tha në konferencën e sotme për media drejtori i DZZHTI, Jovan Despotovski.

Ai informoi se rritje vërehet edhe te importi në zonat. Niveli i përgjithshëm i importit në gjysmën e parë të këtij viti është në vlerë prej 1 miliardë e 535 milionë euro, me rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar prej 90 për qind.

“Njëjtë si eksporti dhe importi është pozitiv sepse kompanitë sjellin teknologji të re dhe repromatriale, të cilat më tutje do të jenë lëndë e eksportit dhe të ardhurave, kështu që pres këto trende të përforcuara pozitive në import, në periudhën e ardhshme të sjellin edhe eksport më të madh nga zonat”, tha Despotovski.

Është rritur edhe numri i të punësuarve në zona. Numri i përgjithshëm për momentin është 14.230 të punësuar. Gjatë pesë viteve të kaluara, tha drejtori i ZZHTI, ka rritje prej rreth 50 për qind.

Në gjashtë muajt e pare të këtij viti janë nënshkruar marrëveshje për investime në vlerë prej 105 milionë euro, në të cilat përllogariten edhe të fundit me ky kompani në vlerë prej 40 milionë euro, për të cilat bisedat kanë përfunduar dhe pritet miratimi formal.

“Këto 105 milionë euro investime të reja të huaja në periudhën e ardhshme duhet të sjellin 1.850 vende të reja të punës, të ardhura të përgjithshme gjegjësisht rritje të eksportit në 10 vitet e ardhshme diku në vlerë prej 2 miliardë e 100 milionë euro, mjete për shtetin në bazë të tatimit personal të të ardhurave në vlerë prej 7,2 milionë euro, pastaj 33,2 milionë euro në bazë të kontributeve dhe 36, 8 milionë euro nga tatimi i fitimit”, tha Despotovski.

Ai shtoi se mbeten në projeksionet për 1 miliardë investime të reja të huaja deri në fund të mandatit. Kjo, sipas Despotovskit, bazohet edhe në faktin që, siç theksoi, tashmë bisedohet me 30 kompani për investime në vlerë prej 400 milionë euro dhe hapjen e 8.500 vendeve të reja të punës.

Drejtori i ZZHTI theksoi se në tërheqjen e investimeve të huaja, mbahet llogari edhe për atë që të hyjnë sa më shumë investitorë, por, siç tha, edhe investimet të jenë më cilësore dhe do të ofrojnë paga më të mëdha për të punësuarit.

Postime të ngjashme

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...