Det dhe rërë të pastër, plazhi në Shqipëri ku pushohet me kosto “zero”

nga D V

Çmimet në pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar këtë sezon veror kanë qenë ndër temat më të diskutuara për shtrenjtësinë e tyre.

Por në Seman të Fierit, banorët e zonës dhe të tjerë që vijnë nga më larg kanë gjetur një mënyrë për të bërë pushime pa shpenzuar fare as për shezllongë dhe as për të fjetur.

Ndërsa rërën dhe detin e kanë me shumicë dhe të pastër, banorët kanë ngritur kasolle me ç’të mundin në plazhin e Semanit dhe i përdorin për të pushuar gjatë ditës dhe disa edhe për të fjetur gjatë natës.
Edhe pse pamja që ofrohet nuk është ajo e duhura, banorët shprehen të kënaqur me këtë mënyrë të të bërit pushime.

Plazhi i Semanit ndodhet 18 kilometra larg qytetit të Fierit dhe ka një vijë bregdetare prej afro 7 kilometra. Pjesa më e madhe e këtij bregdeti është thuajse tërësisht natyror dhe njihet për rërën kurative dhe ujin e pastër, raporton A2 CNN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More