Agjencia Zhurnal.mk

Detaje nga aksioni policor në Luboten, Policia Financiare kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Shkup, 25 qershor – Zhurnal.mk – Në fshatin Ljuboten sot që nga ora 5 e mëngjesit është kryer aksion policor. I gjithë fshati është bllokuar, ndërsa shumë shtëpi janë bastisur nga ora 5, transmeton Zhurnal.

Siç informojnë qytetarët, aksioni po zbatohet përshkak duhanit që po e punojnë.

Ata thonë se kjo është mënyra e vetme për ekzistencë, dhe kështu mundohen ti ushqejnë fëmijët e tyre, sepse siç thonë, shteti aspak nuk interesohet për ta për t’iu ndihmuar në asnjë aspekt, as për punësime, as për pjesën e infrastrukturës, as për ujë të pijshëm, dhe shumë probleme tjera.

Një incident ka ndodhur gjatë bastisjes, kur policia gabimisht ka hyrë dhe ka arrestuar Rametulla Zendelin. Pasi kanë kuptuar se nuk është ai personi që kërkojnë dhe gabimisht kanë hyrë në shtëpinë e tij, e kanë liruar atë.

Familja Zendeli thonë se od të kërkojnë dëmshpërblim për shqetësimin dhe dëmin e shkaktuar (prishje të derës). Edhe përskaj asaj që kanë hyrë gabim, policia përsëri ka vazhduar të bastisë shtëpinë e tyre dhe tre shtëpi tjera në afërsi.

Shenja dhune gjatë arrestimit
Futja me dhunë në shtëpinë e familjes Zendeli

Me prononcim dolën edhe nga Policia Finansiare të cilët kërkuan mirëkuptim nga qytetarët.

Siç thonë nga Policia Financiare, aksioni po zbatohet përshkak dyshimeve për mashtrime doganore dhe prodhim të duhanit.

“Përshkak dyshimeve për vepra të kryera penale, trafikim me mallra me akcizë dhe mashtrime doganore, Policia Financiare në koordinim me MPB-në po zbaton aksion për vërtetimin e së njejtës. Në interes të hetimit nuk mund të ndajmë detaje tjera. Presim dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët ku zbatohen aktivitetet, me qëllim zbardhjen e rastit. Publiku do të njoftohet për rezultatet nga masat e ndërmara”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...