Detaje nga arrestimi, 3.4 mln euro në “Toyota Yaris” çojnë në pranga kryeprokurorin e Vlorës

nga D V

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Gazetari Armand Bajrami duke iu referuar burimeve jozyrtare raporton se kryeprokurori i Vlorës në bashkëpunim me Astrit Vladin, avokatin Radovan Çela dhe ish-oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në një çështje nën hetim.

Çështja në fjalë lidhet me dosjen “Toyota Yaris”, një hetim i marrë përsipër nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Hetimi ndodhi në vitin 2018 pasi një sasi prej 3.4 milionë euro cash u kap në dy automjete “Toyota Yaris” që kishin mbërritur nga Belgjika në portin e Durrësit.

Hetimi i Prokurorisë për Krimet e Rënda çoi në arrestimin e disa personave. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri u liruan më pas, ndërsa Ervis Vladi u mbajt përgjegjës duke u dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

Ervis Vladi rezulton të jetë i afërm i Astrit Vladit, një prej të arrestuarve me urdhër të SPAK gjatë ditës së sotme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More