Agjencia Zhurnal.mk

Detaje nga MPB-ja për vrasjen gjatë grabitjes në Inxhikovë

Ministria e punëve të brendshme zyrtarisht informoi për vrasjen, e cila ka ndodhur natën e kaluar në Inxhikovë të Shkupit, gjatë tentimit për grabitje të armatosur.

“Në datën 13.08.2020 në orën 23.06 në SPB Shkup, M.N. ka denoncuar se në oborrin e shtëpisw në fshatin Inxhikovë të Shkupit, gjatë grindjes së dy personave me bashkëshortin e saj 49-vjeçarin I.A., njëri nga ata me pistoletë ka gjuajtur në të”, theksohet në njoftim.

Sipas denoncimit, dy personat kishin kërkuar para nga I.A., por kur iu ka thënë se nuk ka para, njëri person ka gjuajtur drejt tij.

Mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-Shkup, informojnë nga policia.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...