Agjencia Zhurnal.mk

Detaje për çiftin që u gjetën të vdekur mëngjesin e sotëm në Prizren

Prizren, 22 janar- Mëngjesin e sotëm në lagjen Ortakoll në Prizren, janë gjetur dy persona pa shenja jete. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se çifti bashkëshortor janë vrarë me armë zjarri.
Këtë e ka thënë për Express Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi.

Gruaja ishte rreth 55-vjeçare ndërsa burri rreth 60 vjeç.

Ndërkaq lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar Osmanollaj për Express.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...