Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

DETAJE / Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” po kthehet në film

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, një nga romanet jo vetëm më të mirë të shkrimtarit Dritëro Agolli, por të të gjithë letërsisë shqipe, tashmë po kthehet edhe në film.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti,e cila tha se skenari dhe regjia do të jetë nga Fatmir Koçi dhe prodhuar nga shtëpia kinematografike “KKoçi Production”.

Ky film, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë është bashkëprodhim me shtëpinë filmike “Circle Production”, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe shtëpinë filmike “KINO OKO”, Maqedonia e Veriut.

“Ishte kënaqësi të shihja kaq shumë të rinj, jo vetëm në rolet kryesore të filmit, por edhe në paskuinta, çka na jep besim se një brez i ri aktorësh e kineastësh kanë nisur udhëtimin e tyre”, – tha Margariti.

’Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’’ rrëfen historinë e ngritjes në karrierë të një burokrati komunist në periudhën e diktaturës në Shqipëri. Te personazhi i Zylo Kamberit ndërthuret komedia, grotesku, zhgënjimi, anormaliteti etj. I botuar në vitin 1972, romani mbetet një nga librat më të lexuar edhe sot e kësaj dite.

Postime të ngjashme

Mbrëmje koncerti me Korin e përzier të Filarmonisë së Kosovës sonte në “Verën e Ohrit”

Z H

Pezullohet nga pozita drejtori i QKK-së, Arben Zharku

D V

Muzikali ‘Hirushja’ në Londër nuk do të hapet për shkak të masave ndaj COVID-19

D V

Qyteti 4 mijë vjet i vjetër në “djepin e qytetërimit”

D V

Kur të burgosurit e udhëheqin burgun

D V

NYT më 1982: KGB ka organizuar të paktën tri përpjekje për puç në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...