Maqedoni TOP LAJM

Detaje tjera nga vrasja e çiftit në Maltë ku i përfshirë është shtetasi maqedonas: Çfarë kishin marrë nga viktimat

Zhurnal Ads

Detaje të tjera dalin në dritë pas vrasjes së një çifti burrash në Maltë, ku i përfshirë në krim është edhe shqiptari Daniel Muka.

La Valetta, 3 shtator – Mediat vendase bëjnë me dije se Muka kishte vendosur një varëse në qafë të ngjashme me varësen e njëri prej viktimave kur u arrestua në Floriana, u tha në gjykatë.

Muka akuzohet për vrasjen e Chris Pandolfino dhe Ivor Maciejowski në shtëpinë e tyre në Sliema të Maltës më 18 gusht. Një burrë tjetër, shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Viktor Dragomanski, është akuzuar veçmas për vrasjen, ndërsa një i dyshuar i tretë, Jesper Kristiansen është arrestuar në Spanjë dhe po pret ekstradimin.

Inspektori i policisë James Grech dëshmoi sot për hetimin që çoi në identifikimin e të dyshuarve për vrasjen dhe arrestimin përfundimtar të Mukës në një apartament të braktisur në Floriana.

Grech tha që Muka kishte vendosur një zinxhir të ngjashëm me atë të Pandolfinos kur u arrestua, një zbulim që shkaktoi neveri nga të afërmit e viktimës të cilët ishin ulur në pjesën e prapme të sallës së gjyqit.

Grech tha se motivi për vrasjen e dyfishtë deri më tani ishte vjedhja. Ai shpjegoi se varëse nga zinxhirët e arit që ishin rreth qafës së Pandolfino u gjetën në dyshemenë brenda shtëpisë së viktimës, duke bërë që hetuesit të besonin se këto zinxhirë ishin vjedhur.

Grech tha se Pandolfino u gjet i vdekur afër hyrjes, i veshur vetëm me të brendshme, ndërsa viktima tjetër u gjet në katin e sipërm.

Pandolfino kishte ende një nga gjerdanët prej ari dhe disa varëse ishin shpërndarë në dysheme.

Grech tha se shenjat afër hyrjes së derës tregonin se dera e rezidencës ishte e hapur me forcë.

Duke përshkruar atë që mund të kishte ndodhur, Grech tha se Muka i ra ziles së derës dhe kur Pandolfino e hapi, ai u përpoq ta mbyllte derën por u përleshën.

Sapo të tre burrat ishin brenda, Pandolfino u qëllua pesë herë, ndërsa në katin e sipërm, Maciejowski u qëllua një herë në kokë.

Grech tha se pamjet e kamerave të sigurisë gjurmuan makinën e arratisjes deri në parkun e makinave në Spitalin “St Luke” në Pieta.

Pamjet kapën gjithashtu burrin duke pritur në një stacion autobusi, me një nga ata që hynin në një dyqan për të kërkuar një fjalëkalim Wifi.

Të tre burrat më pas morën një taksi. Sipas pamjeve të kamerave, vrasësit hynë në pronë në orën 10:19, vetëm nëntë minuta pasi Pandolfino kishte hyrë në shtëpinë e tij.

Të tre burrat u larguan nga ndërtesa në 10:23, duke kaluar gjithsej katër minuta brenda rezidencës.

Makina e arratisjes, një VW Tiguan e bardhë kishte targat e vjedhura dhe policia gjeti shenjat e gishtave të Mukës në makinë. “ADN-ja në një këmishë blu në bagazhin e mjetit përputhej si me viktimat, ashtu edhe me Mukën,” dëshmoi Grech, citon MaltaToday.

Ai shtoi se Muka dhe burri tjetër i akuzuar për vrasjen vazhdonin të përsërisnin në polici se ky nuk ishte plani i tyre. “Nuk e di … ata thjesht më morën mua,” tha inspektori në gjykatë, duke cituar atë që kishte thënë Muka. Procesi gjyqësor vazhdon.

Postime të ngjashme

Vende të reja parkimi në lagjen Xhon Kenedi

T E

Takim i kryeministrit Zaev me përfaqësuesen e BB për Ballkanin Perëndimor, Gellder

T E

Makina del nga rruga në Bogdanc, një person humb jetën, katër të lënduar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...