Detajet e marrëveshjes në mes kompanisë “MABETEKS” dhe komunës së Çairit

Shkup, 14 tetor – Kryetari aktual  i komunës së Çairit, Visar Ganiu para një muaji nënshkroi marrëveshjen për Investim strategjik në Çair me pronarin e kompanisë globale “MABETEKS”, Bexhet Pacolli.

 

Kjo marrëveshje edhe nga Ganiu, edhe nga vet Pacolli, siç kumton komuna e Çairit, u vlerësua si një kapitull historik për komunën e Çairit, sepse u hap rruga për një investimi strategjik dhe shumë të rëndësishëm, ndërtimin e garazheve në kate dhe garazheve nëntokësore në më shumë lokacione të Komunës së Çairit, por jo vetëm kaq.

Ky investim me shumë prej 80 milionë euro, quhet investim strategjik ngaqë do të jetësojë konceptin e komunës së gjelbër, do të hapë vende të reja të punës, do të gjallërojë Çarshinë  dhe do të lehtësojë arteriet kryesore lëvizëse të Çairit.

Ky është njëri ndër projektet më gjigante që ka nënshkruar komuna e Çairit.

Nga ky projekt për investim strategjik, buxheti i komunës së Çairit do të ketë edhe përfitime të drejtpërdrejta duke inkasuar mbi katër milionë euro taksa komunale, të cilat do të destinohen për investime të reja kapitale në komunën e Çairit.

Ja hollësitë e kësaj marrëveshje për Investimin strategjik që komuna e Çairit ka nënshkruar me gjigantin “MABETEKS”:

– Ndërtimi i Parkingut nëntokësor tek Sheshi Skënderbeu që do të ketë 369 vende parkimi në sipërfaqe prej 14.000 m2 dhe me vlerë prej 23.370.000 euro:

– Garazh me kate te Xhamia Isa Beu me  185 vende parkimi në  sipërfaqe prej 4.557 m2 dhe vlerë prej 1.932.000 euro;

– Garazh me kate tek Teatri Shqiptar me 320 vende parkimi në sipërfaqe prej 7.500 m2 me vlerë prej 3.107.000 euro;

– Garazh me kate në Çairçankë me 280 vende parkimi në sipërfaqe prej 7.700 m2 dhe vlerë prej 3.201.000 euro;

– Garazh me kate te Rruga e plastikave me 300 vende parkimi në sipërfaqe prej 7.539 m2 dhe vlerë prej 3.125.000 euro;

– Garazh me kate në lagjen Çair – parcela 7.36 me 410 vende parkimi në sipërfaqe prej 9.702 m2 dhe vlerë prej 4.000.000 euro;

– Garazh me kate në lagjen Çair – parcela 7.35 me 170 vende parkimi në sipërfaqe prej 4.000 m2 dhe vlerë prej 1.704.000 euro;

– Garazh me kate në lagjen Çair – parcela 7.38 me 107 vende parkimi dhe sipërfaqe prej 2.520 m2 dhe vlerë prej 1.114.000 euro;

– Garazh me kate në lagjen Çair – parcela 7.4 me 170 vende parkimi në sipërfaqe prej 4.000 m2 dhe vlerë prej 1.704.000 euro;

– Garazh me kate përballë Çarshisë 4.16 me 170 vende parkimi në sipërfaqe prej 3.995 m2 me vlerë prej 1.706.000 euro;

– Garazh me kate Princ me 350 vende parkimi në sipërfaqe prej 7.500 m2 me vlerë prej 3.209.000 euro;

– Garazh me kate KP 2079 Çair me 350 vende parkimi në sipërfaqe prej 14.700 m2 me vlerë prej 6.000.000 euro;

– Garazh me kate KP 1114/1 dhe KP 1109/5 në Qendër me 110 vende parkimi në sipërfaqe prej 2.625 m2 me vlerë prej 1.147.000 euro;

Me këtë investim strategjik gjithashtu është paraparë ndërtimi i pishinës së madhe tek ish-pishina në Komunën e Çairit, që do të jetë pjesë e një kompleksi të madh sportiv e profesional ku rinia dhe qytetarët në përgjithësi do të kalojnë çaste të mira rekreimi dhe sporti.

Në kuadër të partneritetit të nënshkruar me kompaninë Mabetex, do të ndërtohet edhe një kompleks i ri sportiv në rrugën “Xhon Kenedi” te salla Partizani.

Gjithashtu, do të ndërtohet edhe leximorja te Sh.F. Ismail Qemali, investim që do të kapë vlerën prej 2.000.000 euro.

Gjithsesi garancia e këtyre garazheve dhe komplekseve rekreativo-edukative është në duart e ndërmarrjes globale MABETEKS, e cila çdo kontratë, deri më tani e kreu me seriozitet shumë të madh, në kohë të paraparë, pa asnjë vonesë dhe në nivel të lartë të cilësisë.

Related posts

Ahmeti: Kosova ose duhet të pajtohet me Serbinë, ose të vazhdojë hakmarrjen

Z H

Shkollat në komunën e Strugës të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

Redaksia

ASH-AAA nderuan 14 viktimat nga tragjedia në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More