Agjencia Zhurnal.mk

Detajet nga plagosja në ‘Myslym Shyri’/ Sherr për pagën e luftës, si e plagosi punonjësin me thikë pronari i Fast-Foodit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në zonën e Myslym Shyrit, ku një i ri mbeti i plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se plagosja e 23-vjeçarit Renato Shaulli, ka ndodhur pas një sherri për rrogën e këtij të fundit.

Pasi qeveria vendosi që të mbyllë bizneset, mes tyre edhe fast-food-et, (përveç shërbimit taxi), shumë punonjës mbetën të izoluar në shtëpi. Ndërkohë, Shaulli, duke qenë se punonte në këtë biznes, ishte paraqitur aty për të marrë rrogën, po pronari nuk ia kishte dhënë. Në debate e sipër ai ka kërkuar me ngul që të ishte mes përfituesve të pagës së luftës, pasi theksonte se i takonte. Pasi janë konfiktuar verbalisht dhe më pas me grushte me njëri-tjetrin, pronari i biznesit, bashke me një person tjetër, kanë goditur me thikë të riun, duke e plagosur.

Ky i fundit mori plagë në brinjë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë u arrestuan dy të rinj, Reis Osmërija, 21 vjec dhe Alban Gaçi, 27 vjeç.
(ed.me/BalkanWeb)

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...