Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Deti i Kinës Jugore nuk duhet të bëhet arenë përplasjesh

Më 7 prill, kolona e marinës amerikane me aeroplanmbajtësen “USS Theodore Roosevelt” përfundoi manovrën e përbashkët ushtarake në Detin e Kinës Jugore. Kjo është hera e tretë këtë vit që kjo aeroplanmbajtëse amerikane hyn në hapësirën ujore të Detit të Kinës Jugore.

Në hartën hegjemoniste të ShBA-së, Deti i Kinës Jugore konsiderohet si zonë e rëndësishme për mbrojtjen e pozicionit të saj drejtues në rajonin e Indo-Paqësorit dhe për frenimin e Kinës. Ushtria amerikane hyri në Detin e Kinës Jugore nën flamurin e “lirisë së lundrimit”, por në fakt kërcënon sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të këtij rajoni,shkruan në një koment të saj CMG ( Grupi mediatik i Kinës).

Nga njëra anë, tensionet në rajon bien ndesh me vullnetin e vendeve të rajonit për mbrojtjen e paqes e për zhvillimin e përbashkët dhe nuk gëzonjnë popullaritet.Nga ana tjetër, bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it ka treguar gjallëri të madhe me rastin e 30 vjetorit të krijimit të mekanizmit të dialogut dypalësh. Qysh nga viti 2020, Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë bashkëpunuar në luftën përballë COVID-19 dhe kanë shërbyer si shembull për bashkëpunimin global përballë koronavirusit të ri. Ndërkohë, të dyja palët realizuan edhe rritje në tregti dhe në bashkëpunimin në fushën e investimeve, pavarësisht nga recesioni ekonomik global. Të dyja palët u bënë partneret tregtare numër një të njera-tjetrës për herë të parë. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) i ka dhënë gjithashtu forcë të madhe nxitëse formimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-ASEAN.

Aktualisht, me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të ASEAN-it, gjendja në Detin e Kinës Jugore është në përgjithësi e qëndrueshme. Të dyja palët po forcojnë bashkëpunimin në çështjet detare dhe po shpejtojnë konsultimet mbi “Kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore”. Të dyja palët kanë besim e mençuri dhe janë në gjendje të kontrollojnë mosmarrëveshjet midis tyre.Ditët e fundit, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte shprehu qartazi shpresën për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjes territoriale me Kinën. Edhe vizitat njëra pas tjetrës kohët e fundit të ministrave të Jashtëm të katër vendeve të ASEAN-it tregojnë se vendet e këtij rajoni shpresojnë të nxitin fqinjësinë e mirë me qëndrim pragmatik dhe nuk dëshirojnë të bëhen mjet për ruajtjen e hegjemonisë së ShBA-së.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...