Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Deti” në Hagë, ish-ministri i Jashtëm: Gjykata OK, pakti mund të ishte në dëm të Shqipërisë

Zhurnal Ads

Shqipëria duhet të përgatitet shumë për t’u përballur me Greqinë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në lidhje me marrëveshjen e detit. Ky ka qenë konkluzioni i opinioneve nga pjesëmarrësit që e morën fjalën në forumin akademik me temë: “Marrëveshja e detit me Greqinë”, të zhvilluar nga universiteti “Aleksandër Moisiu” dhe qendra “Marshall” në Durrës. Paskal Milo, historian dhe studiues i njohur, shprehet se nga mënyra se si erdhën gjërat, vendimi i qeverisë shqiptare për ta dërguar cështjen e detit në gjykatën ndërkombëtare është i drejtë.

Nuk diskutohet pro dhe kundër kur shkohet në gjykatë, por cështja është që në mungesë të një marrëveshje midis palëve, kër kihet një palë e tretë që kur shtetet janë në mos marrëveshje shkojnë në gjykatë.

Fakti që nuk u arrit marrëveshja do të thotë që zgjidhja më e mirë është gjykata. Mund të kishim një marrëveshje, por mund të ishte në dëm të Shqipërisë. Vajtja në gjykatë është zgjidhje e arsyeshme në rrethanat që ndodhemi” tha ai.

Ermal Jauri nga qendra Marshall shprehet se në kushtet në të cilat gjendemi tani, duhet të bëhen të gjithë gati, ekspertë, teknicienë dhe politikanë, në mënyrë që Shqipëria të jetë e përgaitur për të marrë atë që i takon.

Pedagogu i fakultetit të shkencave politike-juridike Enver Bytyçi shprehet se bisedimet për këte marreveshje me Greqine dështuan, sepse cështja u trajtua shumë keq dhe dërgimi në Hagë ishte i pashmangshëm.

Osman Metalla, Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe njohës i mirë i cështjeve të detit, shprehet se pala shqiptare gjendet sot në kushte shumë të disfavorshme krahasuar me palën greke.

Diskutimet dhe pyetjet nga paneli zgjatën për afro tre orë ndërkohë që shumë nga të pranishmit, studentë dhe pedagogë, drejtuan pyetje të shumta rreth cështjes shumë të përfolur të detit në 10 vjecarin e fundit në vendin tonë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Reagon mjeku i njohur për rishikimin e protokollit të Covid-19 nga Ministria; Si mund të ndryshohet diçka që nuk ekziston?!

admin

E rëndë në Fier/ Udhëtonte me biçikletë, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

S.B.

Nis ndërtimi i “Tirana Riverside”/ Rama: Fitojmë sfidën e rindërtimit pavarësisht pandemisë

S.B.

“Babai vrau vajzën se u nda nga burri, u tentua të varrosje…”/ Ish-funksionari i lartë i Policisë zbulon tjetër krim makabër

admin

“Mjeku i familjes çelësi për të hyrë në sistem”, por si ta gjeni? Ilir Beqja ju tregon rrugën

S.B.

Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë, kush do lejohet të kalojë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...