Dhjetë mjekë nga spitali i Gostivar shkojnë për specializim, në vend të tyre do të pranohet mjekë të rinj

Shkup, 19 korrik – Për shkak të pandemisë së coronavirusit, vitin e kaluar nuk kishte konkurse për specializime të mjekëve të rinj.

 

Repartet spitalore funksiononin si Kovid Qendra, ndërsa personeli mjekësor u angazhua në trajtimin e pacientëve me coronavirus. Sivjet, Qeveria miratoi Programin në qershor ku u miratuan 498 specializimi dhe 87 suspecializime.

Nga Spitali i Gostivarit “Dr. Ferid Murad” për specializim do të shkojnë 10 mjek të rinj, ndërsa në vend të tyre do të pranohen kuadro të reja.

“Planet e spitalit ishin që çdo vit në specializim të çohen nga 10 deri 12 mjek, sipas nevojave dhe analizave se si po shkon pensionimi i specialistëve. Pandemia vjet i bllokoi planet. Dhjetë mjek i dërgojmë në specializim, që do të thotë se do të pranojmë 10 të tjerë për t’i zëvendësuar”, tha drejtori i spitalit, Jakup Jakupi.

Related posts

Rezoluta e vijave të kuqe bllokon integrimin evropian të Maqedonisë

D V

KSHPK do të prononcohet për Ligjin për partner strategjik për ndërtimin e autostradave

Z H

Bojkotohet mësimi nga nxënësit e kalsës së katërt në rajonin e Tetovës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com