Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dhjetë pacientët me djegie të rënda nga shpërthimi në Ferizaj po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre është stabile

Dhjetë pacientë të cilët pësuan djegie të mëdha janë duke u trajtuar për momentin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare, gjendja e të cilëve është stabile.

Kështu ka thënë në një prononcim për Telegrafin, drejtori i kësaj klinike, Zejn Buja.

Buja tha se këta 10 pacientë për momentin janë në gjendje stabile, megjithëse kanë djegie mesatarisht të rënda.

“Në Klinikën tonë kemi edhe 10 pacientë nga rasti në Ferizaj të cilët jemi duke i trajtuar, janë me djegie mesatarisht të rënda, janë në gjendje të rëndë, por për momentin stabil”, u shpreh ai.

Buja bëri të ditur se deri më tani vetëm për gjashtë pacientë kanë dhënë udhëzime për t’i trajtuar jashtë vendit.

“Këta 10 pacientë janë të shtrirë dhe po trajtohen në klinikë, gjashtë të cilët i kemi dërguar për në kujdes intensiv, ata janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit, gjë për të cilën tashmë është përgjegjëse ministria, më nuk kemi informacione për ta”, tha Buja për Telegrafin.

Ndryshe, dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj tashmë janë nisur për trajtim në Republikën e Turqisë, teksa edhe dy të tjerë po presin për tu nisur.

Një shpërthim i frikshëm ka ndodhur të martën pasdite në një qendër tregtare në qytetin e Ferizajt, si pasojë e të cilit 42 persona kanë pësuar lëndime.

Shpërthimi, i cili dyshohet të jetë i një bombole gazi në një lokal brenda qendrës tregtare, la shumë dëme prapa vetes, mbi të gjitha në njerëz, pasi gjashtë nga të lënduarit janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit, duke qenë se Kosova nuk ka një Qendër për trajtimin e Djegieve.

Postime të ngjashme

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

Kurti: Qeveria e re nuk do t’i ketë më pak se 5 ministre

S.B.

Haradinaj pas raportimeve për blerjen e votave kërkon të merren masa ndaj manipuluesve

S.B.

Hoti uron 8 marsin, ditën e gruas

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...